AKTUALITET /

Një grup te Kryeministria, tjetri drejt Bashkisë, vijon protesta në Tiranë

Shkruar nga Versus

Një grup te Kryeministria, tjetri drejt Bashkisë, vijon protesta

Në ditën e 21-të të protestës, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit rreth godinës së Kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve vijojnë qëndrimin para Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë, ndërsa një grup tjetër u nis në drejtim të Bashkisë së Tiranës për të vijuar protestën.

Tubimi i kësaj të shtune mblodhi qytetarë nga vendi dhe diaspora, të cilët kërkuan ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe adresimin e problematikave që, sipas tyre, kanë nxitur largimin e shumë shqiptarëve nga vendi./Versus.al

Poll