AKTUALITET /

Një helikopter dhe dhjetëra efektivë të FA u angazhuan për shuarjen e flakëve në Dropull, arrestohet autori i zjarrvënies (Emri)

Fatmirësisht situata ditën e sotme paraqitet më e stabilizuar.

Shkruar nga Versus
Një helikopter dhe dhjetëra efektivë të FA u angazhuan
Zjarri masiv në Dropull

Gjirokastër- Një 58 vjeçar i identifikuar si Manoll Kokolli është autori i dyshuar i zjarrvënies në disa kullota që u përhap në disa fshatra të bashkisë së Dropullit.

Për shuarjen e flakëve, u angazhuan sërish mëngjesin e sotëm një helikopter Cougar dhe 30 efektive të Forcave të Armatosura. Zjarri u përhap edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë së Finiqit duke rrezikuar disa banesa.

Kokolli dyshohet se e kishte ndezur zjarrin për të djegur disa barishte por flakët ishin përhapur duke i dalë jashtë kontrollit.

Për rastin reagoi edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shkroi në facebook se po punohet për të vënë plotësisht nën kontroll situatën e shkaktuar nga zjarret masive.Versus.al

Poll