AKTUALITET /

Një prej krerëve të krimit italo-shqiptar, arrestohet në Dubai, Dorian Petoku

Dorian Petoku ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si përgjegjës për trafikun e drogës nga Amerika Latine.

Shkruar nga Versus

Një prej krerëve të krimit italo-shqiptar, arrestohet në

Dorian Petoku, shqiptari nga Lezha i shumëkërkuar nga policia italiane është arrestuar në Dubai. 35 vjeçari akuzohet si një prej krerëve të krimit italo-shqiptar në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Shqiptari Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore për trajtim nga droga.

34-vjeçari shqiptar ishte mik i Fabrizio Piscitelli, me pseudonimin “Diabolik”, i cili u vra gjatë një prite që iu bë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i bosit shqiptar të drogës, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.

Për herë të parë u bë i njohur në një foto që ishte realizuar në dhjetor të vitit 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata. Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli dhe Dorian Petoku.

Biseda mes tyre bëhej për të arritur një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada. Por gjithashtu planifikohej edhe transportimi i një sasie të madhe droge nga Amerika e Jugut.

Petoku u arrestua në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge. 

Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës.  Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë. Versus.al

Poll