
Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani i cili prej 2022-it është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka folur për një tjetër episod ku kishin planifikuar vrasjen e një personi duke zbuluar edhe shifrën që u ishte premtuar.
Ai tregoi sesi atij, vëllait Dashnor Dumani dhe të pandehurit tjetër Altin Doci u ishin ofruar 60 mijë paund për vrasjen e kunatit të motrës së Besmir Haxhias, njërit prej vëllezërve të ekzekutuar në Durrës. Gjatë rrëfimit, Dumani nuk ngurroi të përdorte as batuta, duke thënë se asokohe nuk e kishte stadin e “big bossit” pasi merrte pagesa jo aq të larta për ngjarje kriminale.
“Nuredin Dumani- Dashnor Dumani dhe Altin Doci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10,15,20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milion në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrjes. Me makinen që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës”- ka rrëfyer Dumani. Versus.al







