AKTUALITET /

“Plumbi i artë”/ Enver Diva në GJKKO: Kam 120 minuta incizim me Dumanin, është takuar me deputetë e gjyqtarë

Sipas të pandehurit Enver Diva, Dumani ka pasur në plan arrestimin e shokëve të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Shkruar nga Versus
“Plumbi i artë”/ Enver Diva në GJKKO: Kam 120 minuta
Fotomontazh: Enver Diva dhe Nuredin Dumani

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca e radhës e dëshmve të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili rrëfeu disa prej krimeve që tronditën vendin, në të cilat kishte marrë pjesë edhe ai si vrasës me pagesë apo grabitës.

Teksa po rrëfente për vrasjen e Dorian Shkozës të ndodhur në mars të 2020-ës, Dumani tha se Henrik Hoxha i kishte premtuar 95 mijë euro për krimin e kryer.

Ndërsa gjatë kohës që Dumani fliste, një prej të pandehurve Enver Diva i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, u ngrit në seancë dhe deklaroi se kishte 120 minuta incizime të Dumanit i cili kishte në plan të fuste në burg të gjithë shokët e të shumëkërkuarit Talo Çela. Sipas Divës në incizim shfaqen edhe deputetë e gjyqtarë që kanë ndihmuar Dumanin.

Pjesë nga seanca:

Nuredin Dumani: Henrik Hoxhaj e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk me kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë.

Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie të komisariati numer 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thash Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj se me hyri në hak kot.

Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim. Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë te hotel Diplomat, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit.

Asnjë bisedë e kam bërë me Henrik Hoxhën në këtë takim sepse ai ishte tapë. Herën e dytë që u takuam unë dhe Festimi erdhem në Tiranë në Bllok aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qendruam 1 orë, 1.30 ose 40 minuta. Shkuam te nje dyqan pas Tajvanit ku shiteshj telefona të inrkiptuar.

I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të inkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të perfshirë në këtë vrasje ishin unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardh te shtëpia ime disa herë ishte kohë Covidi.

E kishim organizu edhe një ditë para për të vrarë Dorjan Shkozën por në u prish makina. Disa ditë përpara vrasjes fola me Klevis Allën. Dorian Shkozën e kam pas shok. Nuk kemi pasur konflikt fizik bashkë, as unë as vëllai im Dashnori. Eljo Bitri ka qendruar te shtepia ime para vrasjes së Dorian Shkozës, ka fjet aty. Dy-tre ditë, ngaqe ishte koha e Covid njk mund të shkonte dhe të vinte nga Elbasani. Me Eljo Bitein jam njohur në 2013-2014. Në 2017 kemi bërë grabitje në një fshat të Beratit. Ka qenë dimër.

Enver Diva ngrihet i irrituar: Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që Gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur me takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim.

Kjo është e disata herë që Dumani përplaset me të pandehurin Enver Diva në seancë. Lajmi në përditësim…

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: