AKTUALITET /

'Nuk kam dashur ta vras', zbardhet e plotë dëshmia e Erjon Goxharës pasi u vetëdorëzua, dyshimet e hetuesve

Goxhari ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat pas vetëdorëzimit, disa prej të cilave janë parë me dyshim nga hetuesit për vërtetësinë e tyre.

Shkruar nga B.SH

'Nuk kam dashur ta vras', zbardhet e plotë dëshmia e Erjon

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjajra e rëndë ku efektivi Erjon Goxhari plagosi inxhinierin e ERE Lorenc Kosta.

Autori u vetëdorëzua në DVP Tiranë pasditen e të mërkurës i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij.

Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhari ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej rë cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.

“Ndodhesha tek Komuna e Parisit me time bijë, ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar. Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën. Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem.' është shprehur Goxhara para hetuesve.

Policia ka negociuar me të afërmit për të bindur autorin për tu dorëzuar.

Pavarësisht Goxhara mbajti këtë qëndrim, grupi i hetimit nuk është bindur për vertetësinë e deklarimeve.

Rrethanat, provat materiale dhe dëshmitë e personave të tjerë, krijojnë bindjen e arsyeshme se efektivi i policisë e ka ndjekur shënjestrën dhe e ka planifikuar ngjarjen.

Veç kësaj, Goxhara kishte krijuar të gjitha kushtet ditën e ngjarjes për të realizuar qëllimin kriminal.

Ende nuk është arritur të merret dëshmia e viktimës së sulmit Lorenc Kosta për shkak të gjendjes shëndetësore./Versus.al

Poll