AKTUALITET /

‘Nuk kam lidhje me ngjarjen’/  Publikohet fotoja e Dritan Nanos, dyshohet si organizatori i dhunës ndaj avokatit Mëngjesi

Është publikuar fotoja e Dritan Nanos i cili sipas hetuesve dyshohet se është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit i cili ndodhet në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës, Sokol Mëngjesit.

Shkruar nga B.SH

‘Nuk kam lidhje me ngjarjen’/  Publikohet fotoja e Dritan

Dritan Nano 58 vjeç i cili ishte klient i studios ligjore të Sokol Mëngjesit ishte një nga trashigimtarët e pronës tek diga e Liqenit.

‘Nuk kam lidhje me ngjarjen’/  Publikohet fotoja e Dritan
Dritan Nano

Pasi ai dhe trashigimtarët e tjerë kanë fituar gjyqin deri në Apel, Nano ka refuzuar të paguajë detyrimin sipas kontratës.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesit, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Pamje nga dhuna e ushtruar ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi:

Poll