AKTUALITET /

Nuk ndaloi malazezin që e kërkonte Interpoli, pezullohet polici në pikën kufitare 'Han i Hotit'

Dyshohet se efektivi ka kryer veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv" duke lejuar malazezin e shpallur në kërkim nga Interpoli që të kalonte.

Shkruar nga Versus

Nuk ndaloi malazezin që e kërkonte Interpoli, pezullohet polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie të identifikuar si P.Q me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve, rezulton se polici nuk ka vepruar për të ndaluar një shtetas malazez i cili gjatë verifikimit të bërë në pikën e kontrollit, rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

“Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e AMP. Versus.al

Poll