AKTUALITET /

“Nuk u dorëzova se s'kam besim te policia, do t'i kallëzoj”, në pranga për vrasjen e Edmond Papës, Bode fshihet brenda kafazit të qelqtë

Para gjykatësve Andrew Bode mohoi që të ishte ai vrasësi i Edmond Papës.

Shkruar nga Versus
“Nuk u dorëzova se s'kam besim te policia, do t'i
Me rreth të kuq autori i dyshuar, Andrew Bode, viktima Edmond Papa (i ekzekutuar në dhjetor të 2022-it)

Ervin alias Andrew Bode, i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Papës në dhjetor të 2022-it, ka dalë sot para gjykatës së Tiranës ku u la në fuqi masa e "arrestit me burg" ndaj tij. 

Në daljen e tij në kafazin e qelqtë, Bode është përpjekur të fshihet nga kamerat, por gjithsesi Versus.al ka siguruar momentin e tij kur në cepin e kafazit të qelqit ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

"S'kam lidhje me vrasjen e Edmond Papës. Nuk u dorëzova sepse nuk kam besim te policia, do bëj kallëzim për të"- u shpreh Bode mes të tjerash. 

Bode dyshohet se e kreu vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022-it në Tiranë si hakmarrje për shpërthimin me ekploziv pranë TEG-ut ku mbeti i vdekur Aleksandër Sadikaj.

Së bashku me Boden u arrestua edhe Andrea Kalemi, kushëriri i Aleksandër Sadikajt. Kalemit iu gjet në banesën e tij në Memaliaj municion luftarak dhe dyshohej se po përgatitej për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të tij Shqyo Kalemi të ndodhur në korrik të këtij viti.

Në pranga ra edhe Julian Kalemi, babai i të cilit mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Shyqo Kalemi në korrik. Juliani strehonte të shpallurin në kërkim Ervin Bode, ndërsa në banesë iu gjetën edhe armë e municion luftarak. Versus.al

Poll