AKTUALITET /

‘Opeli’ me targa greke përplas makinën që ishte në semafor, aksident mes tre mjeteve në qendër të Beratit

Shkruar nga Versus

‘Opeli’ me targa greke përplas makinën që ishte

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete, ka ndodhur në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen muzelae Mangalem.

Një automejet, tip Opel, me targa greke, ka goditur një makinë Volkswagen, që ishte në pritje të semaforit. Nga goditja e fortë është dëmtuar jo vetëm kjo makinë, por edhe një ‘Benz’, që ndodhej përpara Volkswagenit.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip ‘Opel’ është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Beratit, ku bëhet me dije se i plagosuri ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, që kanë nisur hetimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit, ku u perfshinë tre automjete.

Poll