AKTUALITET /

Operacion i SPAK kundër krimit të organizuar, kontrolle të RENEA-s në disa qytete! 30 masa sigurie

Aksioni i sotëm dyshohet të jetë një vazhdim i operacionit "Plumbi i artë" i nisur në 2022-in.

Shkruar nga Versus

Operacion i SPAK kundër krimit të organizuar, kontrolle të

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar sot një operacion kundër krimit të organizuar në kuadër të të cilit janë lëshuar disa masa sigurie. RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Policia ka nisur ekzekutimin e masave të lëshuara nga struktura e posaçme antikorrupsion. Mësohet se masat e sigurisë lidhen me zbërthimin e mesazheve në aplikacionin "Sky ecc" dhe vazhdimin e operacionit "Plumbi i artë" të nisur në 2022-in. 

Masat e sigurisë janë lëshuar në disa qytete të vendit për ngjarje kriminale të ndodhura në Berat, Elbasan dhe Rrogozhinë. Mes personave të arrestuar, mësohet se ka ish-gjyqtarë, ofierë policie, ish-drejtorë burgjesh dhe emra të krimit të organizuar. Versus.al

Poll