AKTUALITET /

Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, disa rrugë të bllokuara

Herën e kaluar, protesta u zhvendos nga bashkia tek Kuvendi në mbështetje të deputetëve demokratë të cilët po përballeshin me Gardën dhe policinë me qëllim për të hyrë në sallën e seancës plenare.

Shkruar nga Versus
Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, disa rrugë
Foto nga një prej protestave të mëparshme përballë bashkisë

Sot opozita zhvillon protestën e përjavshme para bashkisë së Tiranës, aksion që ka nisur prej muajit mars kur u arrestuan disa drejtorë bashkiakë nën akuzën e përvetësimit të tenderave publikë duke ngritur kompani fiktive.

Për shkak të tubimit, policia ka njoftuar bllokimin e segmenteve rrugore që prej orës 11:00 pranë bashkisë së Tiranës dhe të segmenteve të tjera rrugore në afërsi. Në njoftim theksohet se bllokimi i akseve të tjera rrugore do të jetë në varësi të lëvizjes së protestuesve.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Herën e fundit, protesta e opozitës para bashkisë u zhvendos tek Kuvendi në ndihmë të deputetëve të PD të cilët po përplaseshin me gardën dhe forcat policore për të hyrë në sallën e seancave plenare. Versus.al