AKTUALITET /

Panik në spitalin e Korçës, një person hyn me shishe benzine dhe kërcënon t’i vërë flakën vetes

Shkruar nga Versus

Panik në spitalin e Korçës, një person hyn me shishe

Korçë- Një ngjarje e rëndë që ka ngjallur panik, është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e dializës.

Sipas mediave, një person i identifikuar si Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të shërbimit të dializës dhe me një bidon benzinë ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Të pranishëm në momentin e kërcënimit, kanë qenë anëtarë të stafit mjekësor dhe disa pacientë. Por fatmirësisht pas ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur parandalimi i një tragjedie.

Mero është shoqëruar në komisariatin e policisë së Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale. Versus.al