Elbasan- Një 53 vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi kanosi me thikë një bashkëfshatar që e pengoi të drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq, kur 53 vjeçari me iniciale M.A drejtonte në gjendje të dehur automjetin dhe më pas ka kërcënuar me thikë një bashkëfshatar që tentoi ta ndalonte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al







