AKTUALITET /

Pas skandalit të mbetjeve rrezikshme, gjenden predha luftarake në pikën e skrapit të kompanisë Kurum

Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.

Shkruar nga B.SH

Pas skandalit të mbetjeve rrezikshme, gjenden predha luftarake në

Pasi Prokuroria e Durrësit nisi hetimin për firmën turke ‘Kurum’, paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kësaj kompanie janë gjetur dhe disa predha luftarake të pashpërthyer.

Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore, shkruan BW.

Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre në pikën e grumbullimit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

Dyshohet se "Kurum" se është origjina e 816 ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global.  /Versus.al

 

Poll