AKTUALITET /

Pastroi dhe transferoi 500 mln euro të grupeve kriminale, nis sot gjyqi për Thanas Bako në Holandë

Europoli e konsideronte atë si pastruesin e parave të grupeve kriminale dhe pas një hetimi nga FBI dhe zbardhjes së disa komunikimeve në aplikacionin “ANOM” ai u arrestua

Shkruar nga M.H
Pastroi dhe transferoi 500 mln euro të grupeve kriminale, nis sot gjyqi
Thanas Bako

Ditën e sotme ka nisur gjyqi në Holandë për 53-vjeçarin nga Saranda, Thanas Bako, i cili u arrestua në Athinë në maj të vitit të kaluar, pasi dyshohej për pastrimin e rreth 500 milionë eurove në Holandë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

Europoli e konsideronte atë si pastruesin e parave të grupeve kriminale dhe pas një hetimi nga FBI dhe zbardhjes së disa komunikimeve në aplikacionin “ANOM” ai u arrestua.

Thanas Bako transferonte miliona euro nga një vend në tjetrin.

Sipas të dhënave ai vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai dhe Holandë.

Gjithashtu ai akuzohet si menaxher i një rrjeti korrieresh në Holandë, por që i drejonte nga Greqia.

Këta korrierë kamufloheshin si punëtorë të zakonshëm, bojaxhinj apo pastrues dritaresh, zakonisht me precedentë të pastër penalë për të mos u vënë re nga autoritetet. Ata përdornin furgonët e tyre për të transportuar milionat e euro.

Policia zbuloi si korrierët morën ose dërguan çanta të mbushura me para. Herë ishin disa mijëra euro, herë miliona.

Sipas Prokurorisë Publike, nën drejtimin e Thanas Bakos janë mbledhur gjithsej mbi 246 milionë euro dhe janë paguar gati 248 milionë euro.

Banka nëntokësore e Thanas Bakos kishte dy “zyra’”. Këto ishin magazina në Ëateringen dhe Nieuë-Vennep ku paratë u numëruan dhe u fshehën.

Sipas Prokurorisë Publike, mesazhet e përgjuara tregojnë se Bako ka mbajtur shënim shumën e parave që kanë hyrë dhe kanë dalë.

Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe konvertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete off shore dhe kryesisht në Dubai. Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar, i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht shtetasi nga Saranda 52-vjeçar./ Versus.al

Poll