AKTUALITET /

“Pati një problem me krahun dhe nëna erdhi menjëherë”, avokati: Mamaja është ajo që takon më shpesh Erion Veliajn në burg

Avokati Plarent Ndreca u shpreh se Veliaj është i bindur çdo ditë që nuk duhet të jetë në qeli

Shkruar nga Versus

“Pati një problem me krahun dhe nëna erdhi

Kryebashkiakun e Tiranës e viziton më shpesh në burg nëna e tij.

Kështu ka deklaruar avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca i cili tha se mamaja e tij është aty në çdo moment.

“Madje edhe kur pati një problem me krahun, ajo shkoi përsëri atje, për të takuar djalin”, rrëfeu avokati.

Ndreca tha se Veliaj është i përgatitur për t’i shkuar deri në fund këtij procesi edhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, pasi mendon se janë shkelur të drejtat dhe po padrejtësisht qëndron në qeli.

“Unë mendoj se do jetë betejë e gjatë dhe e vështirë. E thashë se sistemi tani po punon që të mbulojë gabimet e të shkuarës. Por do jetë një betejë që ne do e çojmë deri në fund për ta shpallur zotin Veliaj të pafajshëm.

Zoti Veliaj është dyfish i motivuar, unë jam i përgatitur ashtu edhe ai, për ta çuar deri në fund dhe të triumfojë e vërteta. Ne jemi të qartë që ata do e bëjnë punën e tyre, por edhe ne do bëjmë punën tonë dhe jemi në aleancë me publikun, ndaj do donim që edhe publiku ta dëgjojë”, tha ai mes të tjerash.

I pyetur se çfarë priste Veliaj nga vendimi i Gjykatës së Lartë dhe nëse ishte i përgatitur për rrëzimin e kërkesës, Ndreca u shpreh se Veliaj është i bindur çdo ditë që nuk duhet të jetë në qeli.

“Referuar asaj që po ndodh edhe në sistemin e drejtësisë, ne jemi me këmbë në tokë, e dimë që do jetë e gjatë, se çfarë problematikash ka sistemi, zoti Veliaj është koshient për këtë. Zoti Veliaj po lufton edhe për ata qytetarë që nuk u respektohen të drejtat për një proces të rregullt”, tha Ndreca. Versus.al

 

 

Poll