AKTUALITET /

PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Demokratët akuzojnë Ramën për shkelje procedurash dhe keqpërdorim të firmave të deputetëve

Shkruar nga Versus

PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të ankimojë para Gjykatës Kushtetuese emërimin e Endri Shabanit nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Popullit.

Sipas PD, zgjedhja është kryer në shkelje të procedurave parlamentare dhe në mënyrë të padrejtë, duke përdorur firmat e deputetëve demokratë, të cilat ishin tërhequr më parë dhe nuk autorizonin pjesëmarrjen e tyre në këtë proces.

Demokratët argumentojnë se ky akt përbën jo vetëm një shkelje të ligjit, por edhe një cenim të rolit të opozitës në procesin e emërimeve institucionale, duke i dërguar çështjen për vendim final në Gjykatën Kushtetuese. / VERSUS 

Poll