AKTUALITET /

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve gjatë festës

Policia e Beratit ka marrë një së rë masash duke nisur me kufizimet në akset rrugore dhe devij të trafikut për mjetet e tonazhit të rëndë .

Shkruar nga B.SH

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia plan masash për të

Nga nesër (18) dhe deri më 25 gusht bektashinj nisin peligrinazhin në malin e shentë të Tomorrit.

Policia e Beratit ka marrë një së rë masash duke nisur me kufizimet në akset rrugore dhe devij të trafikut për mjetet e tonazhit të rëndë .

Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, forcat zjarrfikëse, Spitalin Rajonal Berat, organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Të gjitha detajet e planit të masave i ka bërë me dije në një komunikim për mediat, Zv.Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Luan Mema, i cili ka shpjeguar edhe itinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.

ITINERARI

Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit -Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë:
“Teqeja e Kulmakut -Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea” –Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë -Gjerbës-Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

KUFIZIMET:

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, “Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, “Berat-Mali i Tomorrit”, “Berat-Çorovodë” dhe “Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve./ Versus.al

 

Poll