AKTUALITET /

Përdori armë lodër për të vjedhur bankën në Shkozë, por arrestohet nga policia

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka hyrë në ambientet e bankës duke kërcënuar me një armë, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Shkruar nga Versus

Përdori armë lodër për të vjedhur bankën në

Një person është arrestuar nga Policia pas një tentative për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Shkozës.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka hyrë në ambientet e bankës duke kërcënuar me një armë, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se arma e përdorur nga autori ishte një armë lodër.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe njoftimi zyrtar me detaje të mëtejshme.Versus.al

 

Poll