Lezhë- Jetmir Llanaj, një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar pak ditë më parë për gjovënie, ka dalë sot para gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Llanaj akuzohet se drejtonte grupin prej 5 personash që merreshin me gjobvënien e biznesit. Sipas hetimeve që zgjatën më shumë se 3 muaj, 46 vjeçari përdorte dy të mitur dhe dy persona të tjerë për të përcjellë tek bizneset mesazhin e gjobvënies.
Fillimisht u arrestuan dy të miturit të cilët u kapën në një biznes në pritje për të marrë shumën e gjobënies. Ndërsa më pas u bë edhe arrestimi i Jetmir Llanajt. Ky i fundit kishte dalë nga burgu pak muaj më parë pasi kishte kryer dënimin prej 25 vitesh burg pasi kishte marrë hak për vrasjen e djalit të tij 9 vjeçar. Versus.al







