
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Cërrik, në afërsi të fshatit Qyrkan.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në një përplasje frontale, duke shkaktuar pasoja fatale.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka “fluturuar” jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi S. M., 38 vjeç, dhe tjetri nga shtetasi Qemal Çala ,rreth 63 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç., i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça , 38 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik./Versus.al

