
Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit që sot shënojnë 45 ditë revoltë, kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” ata kanë nisur në marshim në drejtim të stadiumit “Air Albania”.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë kritikuar qeverinë dhe kanë bërë thirrje për ndryshime politike.
“Ligji për investimet strategjike nuk është miratuar sivjet. Ata duan ta shesin si diçka të re, por nuk është kështu. Shqipëria e re, Shqipëria e lirë, do të jetë pa investitorë strategjikë. Marta Kos ka pasur shumë mundësi ta thoshte këtë më herët, por falë jush ajo ia bëri të qartë qeverisë shqiptare se nuk pranohet anëtarësimi në Bashkimin Europian pa shfuqizimin e ligjit 21/2024. Ne i themi Marta Kos se nuk ka integrim me Edi Ramën.", tha një prej organizatorëve të protestës./Versus.al

