AKTUALITET /

Përkeqësohet situata në Shëngjin, aktivizohet një tjetër vatër zjarri! Flakët përhapen me shpejtësi

Dhjetëra zjarrfikës dhe automjete ndodhen në vendngjarje duke punuar për shuarjen e flakëve që kanë rrezikuar banesat dhe resortet që ndodhen pranë.

Shkruar nga Versus

Përkeqësohet situata në Shëngjin, aktivizohet një

Lezhë- Situata në Shëngjin me vatrën e zjarrit në Ranën e Hedhun që është zgjeruar që prej pasdites së djeshme duket se ka ardhur duke u përkeqësuar. Së fundmi një tjetër vatër zjarri është shfaqur në anën tjetër të malit të Shëngjinit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikojnë banesat përreth. Fatmirësisht evakuuimi i banorëve dhe turistëve në zonën e rrezikuar është bërë që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa po bëhet edhe ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Versus.al

Poll