Ditë më parë, qyteti i Durrësit u përfshi nga kaosi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara pas vetëm pak minuta reshjesh të dendura shiu.
Rrugët kryesore të qytetit u mbuluan nga uji dhe shumë makina pësuan dëme të mëdha, ndërsa prania e ujit ishte e madhe edhe në banesa private e ambiente publike.
Së fundmi bashkia e qytetit bregdetar ka njoftuar se ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa të prekura.
Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej.
“Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit”- shkruan kryebashkiakja Emirjana Sako në postimin e saj.
Ndërsa vetë qytetarët u shprehën për mediat se kjo është një situatë e përsëritur dhe se shkak për përmbytjet është bërë mospastrimi i kanalizimeve nga bashkia e Durrësit. Versus.al







