AKTUALITET /

Përplasi me gomone pushuesin, arrestohet 42 vjeçari në Vlorë, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje (EMRI)

Arrestohet 42 vjeçari që përplasi me gomone një pushues në Vlorë.

Shkruar nga Versus
Përplasi me gomone pushuesin, arrestohet 42 vjeçari në
Gomonia që përplasi pushuesin

Vlorë- Një 42 vjeçar është arrestuar në molin e “Shën Janit” pasi ditën e djeshme përplasi me helikat e gomones një 60 vjeçar duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Në pranga ka rënë Flori Tahiraj ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Ndërkohë 60 vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll