AKTUALITET /

Përplasja për pronën, pistë kryesore për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, dy vëllezër dyshohen se kanë porositur atentatin

Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se qëndrojnë pas porositjes së atentatit: vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Shkruar nga Versus

Përplasja për pronën, pistë kryesore për vrasjen e

Konflikti për një truall në zonën e Selitës dyshohet të jetë motivi i ekzekutimit të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti pranë banesës së tij, në prani të bashkëshortes.

Pronësia e tokës, e cila dikur i përkiste babait të Nasufit dhe më pas ishte shitur te familja Xhani, vijonte ende të rezultonte në emër të tij. Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, çka besohet se ka ndezur konfliktin mes dy familjeve.

Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se qëndrojnë pas porositjes së atentatit: vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani. Sipas të dhënave, 56-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po parkonte makinën e tij. Autor i dyshuar i vrasjes është një person i maskuar si shpërndarës picash, i cili pas krimit dogji motorin dhe armën e përdorur, të gjetura më vonë nga policia.

Hetuesit vijojnë punën për të zbuluar identitetin e ekzekutorit, ndërsa vëllezërit Xhani nuk janë emra të panjohur për autoritetet. Pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një operacion të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, në shoqërinë e personazheve të njohur të botës së krimit. Përveç kësaj ngjarjeje, ata janë të dyshuar edhe për përfshirje në ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht të vitit 2024./Versus.al

Poll