Durrës- Një pjesëtar i një grupi kriminal i shpallur në kërkim në Itali është arrestuar së fundmi nga policia në qytetin bregdetar.
Në pranga ka rënë 32 vjeçari Erjon Meshi alias Arjon Mema, ndaj të cilit gjykata e Trentos kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. I riu është arrestuar provizorisht, ndërsa do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Versus.al







