AKTUALITET /

Plagosja me 4 plumba e të riut në Vlorë, në kërkim edhe shoku që largoi autorin me makinë

Shkruar nga Versus

Plagosja me 4 plumba e të riut në Vlorë, në kërkim edhe

Vlorë- Policia ka shpallur në kërkim edhe një shok të Qerim Bellos, autori i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me 4 plumba Sildi Velajn teksa ky i fundit po luante letra në një karburant.

Dyshohet se shoku i Bellos e largoi atë nga vendngjarja me anë të mjetit tip “Volksëagen”. Teksa largoheshin nga vendngjarje, autori qëlloi sërish me pistoletë në drejtim të një personi që po dilte nga lokali ku ndodhi sherri.

Sipas informacioneve, ka dyshime se autori dhe viktima kishin një konflikt të vjetër me njëri-tjetrin. Versus.al

Poll