AKTUALITET /

Qëllohet 10 herë i riu në Vlorë, si nisi sheri në ambientet e një lokali. Autori në arrati (EMRI)

Sildi Velaj është qëlluar 10 herë me armë, sipas gëzhojave që janë gjetur në vendngjarje. Ai ka marë plagë në kraharor dhe në pjesën e legenit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të hemoragjisë së lartë.

Shkruar nga Versus

Qëllohet 10 herë i riu në Vlorë, si nisi sheri në

Një plagosje në Orikum të Vlorës e raportuar për motive të dobëta ka lënë në rrezik për jetën 29 vjeçarin Sildi Velaj këtë të diel. I riu ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i cili është identifikuar si Qerim Bello është shpallur nga kërkim nga Policia por ende nuk ka arritur që të arrestohet.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, të rinjë kanë debatuar në ambientet një lokali, për motive të dobëta dhe më pas sherri mes tyre ka agravuar, me nxjerrjen e armës nga Bello.

Sildi Velaj është qëlluar 10 herë me armë, sipas gëzhojave që janë gjetur në vendngjarje. Ai ka marë plagë në kraharor dhe në pjesën e legenit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të hemoragjisë së lartë.

“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve",  shkruhet në njoftimin e Policisë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po punojnë për krehjen e zones dhe kapjen e autorit. /Versus.al/

Poll