Lezhë- Dy persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni të policisë ndaj personave të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Kurbin.
Por gjatë këtij operacioni, policia ka hasur në rezistencë dhe është hapur zjarr kundrejt tyre. Për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen. Versus.al







