
Tiranë- Sherri për parkimin ka sjellë plagosjen me armë të një të riu gjatë mbrëmjes së djeshme në Rrugën e Dibrës.
Taksisti 29 vjeçar Gerald Hoxha është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga 32 vjeçari Franci Canaj i cili iu ankua se i kishte zënë parkimin. Pas konfliktit mes tyre, Canaj nxori armën dhe e qëlloi në këmbë taksistin, më pas u arratis nga vendngjarja.
Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa nga të dhënat e siguruara, rezulton se Canaj ishte dënuar në Itali në vitin 2016 për drogë dhe prostitucion.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Versus.al








