AKTUALITET /

Po kthehej nga puna, kjo është Flutura Basha e pafajshmja që humbi jetën në masakrën e Shkodrës

Motori me të cilin ajo udhëtonte u përlas nga makina ku ndodheshin shënjestrat e atentetatit të masakrës së Shkodrës, Hamza Lici dhe  Arlind Bushati.

Shkruar nga Versus
Po kthehej nga puna, kjo është Flutura Basha e pafajshmja që
Flutura Basha

Ishte duke udhëtuar me motoçikletë me bashkëshortin e saj teksa po ktheheshin nga puna por u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar.

Flutura Basha, 66 vjeç është viktima e pafajshme në masakrën e  Dobraçit.

Motori me të cilin ajo udhëtonte u përlas nga makina ku ndodheshin shënjestrat e atentetatit të masakrës së Shkodrës, Hamza Lici dhe  Arlind Bushati.

Bashkëshorti i saj, Bashkimi një tjetër i pafajshëm është i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe gjendja e tij shëndetësore është akoma është e e rëndë.

Nga masakra e  djeshme në lagjen Dobraç, në Shkodër mbetën 3 të vrarë, Hamza Lici (vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici), Flutura Basha një kalimtare e rastit dhe Arlind Bushati, dali i ish-kandidatit të PD për bashkinë e Shkodrës dhe një i plagosur rëndë Xhemal Bushati./Versus.al

 

 

Poll