
Kreu i FSHF-së, Armand Duka është fotografuar së fundmi në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ku shfaqet duke ndjekur ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit.
Fotografia është bërë pas arrestimit të 5 personave dhe procedimit penal për dy të tjerë të cilët akuzohen se kanë kërcënuar kreun e FSHF-së për mosgrumbullimin në Kombëtaren shqiptare të portierit të KF Tiranës Gentian Selmani.
Babai i këtij të fundit, Nazmi Selmani, president i “KF Iliria” së bashku me dy djem të tij dhe të afërm të tjerë i kanë shkuar mbrëmë në shtëpi Armand Dukës duke e kërcënuar edhe fizikisht për mosgrumbullimin e portierit të Tiranës. Versus.al







