Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar më herët mbi fikjen e të gjitha aparaturave kompjuterike pasi dyshohej për një sulm kibernetik.
Në reagimin zyrtar të drejtorisë së përgjithshme theksohet se nuk ka pasur asnjë sulm kibernetik dhe se urdhri për fiksjen e pajisjeve ishte bërë në kuadër të sigurisë dhe të mirëfunksionimit të sistemeve në përdorim.
Reagim i Policisë së Shtetit
Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht. Versus.al








