Korçë- Dy persona janë arrestuar nga policia në Maliq nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur 16 vjeçare.
Në pranga kanë rënë një 41 vjeçar i identifikuar si Selam Hyka dhe 26 vjeçari Marsel Baçi të cilët dyshohet se prej muajsh abuzonin me të miturën. Vajza pranoi ngjarjen e rëndë pas denoncimit të bërë nga e ëma në komisariat.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të tjerë të përfshirë. Versus.al







