AKTUALITET /

"Presim ekstradimin e tij", Dumani për deklaratat e Ahmetajt ndaj Ramës në "Rai 3": Po vlerësohen!

Dumani tha se procedurat për ekstradimin e Ahmetajt, zgjasin në kohë.

Shkruar nga Versus

"Presim ekstradimin e tij", Dumani për deklaratat e Ahmetajt ndaj

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një komunikim jo zyrtar me gazetarët ku ka folur për çështje të ndryshme hetimore që po heton SPAK-ut.

Duke folur për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili prej më shumë se një viti është shpallur në kërkim, Dumani tha se është bërë kërkesa për ekstradimin e tij, por shtoi se është procedurë që zgjat.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, u shpreh ai, ndërsa nuk foli për kërkesën e Ahmetajt për azil politik në Zvicër.

Sa i takon deklaratave të Ahmetajt në dokumentarin e publikuar nga Rai 3, kreu i SPAK tha se po bëhet verifikimi i tyre ndërsa për inceneratorin e Tiranës nuk pranoi të zbulonte nëse çështja po hetohet si “grup kriminal”. Versus.al

Poll