AKTUALITET /

“Pritet të zgjasë disa ditë”, moti i keq shkakton ndalimin e lundrimit për varkat e vogla në Portin e Vlorës

Për dy ditët e ardhshme vendi pritet të jetë i përfshirë nga moti i keq.

Shkruar nga Versus

“Pritet të zgjasë disa ditë”, moti i keq shkakton

Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar ndalimin e daljes në det për varkat e vogla. Shkak është bërë era e fortë dhe moti i keq që sipas kapitenerisë së Vlorës pritet të zgjasë deri më datë 22 dhjetor.

Ndërkohë sa i takon anijeve të transportit ndërkombëtar, lundrimet vijojnë normalisht ashtu siç janë planifikuar.

Sot reshjet e shiut dhe të dëborës janë rikthyer në vend pas një periudhe disa ditore ku pati kushte atmosferike të qëndrueshme. Versus.al

Poll