
Laert Haxhiu ishte 6 vjeç kur pa të dilte tym nga shtëpia e tij në Lushnje dhe një arkivol ku ishte mbyllur trupi i pajetë i kushëririt Bledar Haxhiut, i vrarë në një atentat nga Banda e Lushnjes dhe “çunat” e Aldo Bares.
Që atë ditë, duket se asgjë nuk ka qenë më “normale” në jetën e lushnjarit, që shpejt e gjeti veten nga ana tjetër e “barrikadës”, duke u kthyer edhe një kapobandë e krimit edhe pse kishte vetëm 8 klasë shkollë...
Laert Haxhia, i lindur në shtator të 1992, në moshën 17 vjeç u dënua për herë të parë për vjedhje… Akuza shumë më të rënda e prisnin në vijim. Ai në 2009 po shfaqte veç majën e ajsbergut të tij kriminal, që numëron një seri vrasjesh të dyshuara të kryera prej tij në vitet e fundit në shqipëri dhe Greqi.
ME GJAK DERI NË FYT…

1 Qershor 2021 - Biznesmeni Çajup Selimi, u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen “15 Shtatori”, pasi u thirr nga një person. Për ekzekutimin e tij dyshohet se kanë bashkëpunuar 6 persona, mes të cilëve dhe Haxhiaj
2 Qershor 2021 - Një ditë pas vrasjes së Selimit, anëtarët e grupit criminal të drejtuar nga Laert Haxhiaj, kryejnë një tjetër vrasje. Ekzekutohet Fridman Xhaferajn, por trupi i tij u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në vrasjen e 25-vjeçarin bashkëpunuan 7 persona.
17 tetor 2021 – Vritet Alban Semaku alias Elton Kinezi. Ai u gjet pajetë në breg të lumit Shkumbin, pesë muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë veç Laert Haxhisë dhe Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.
27 dhjetor 2021 - Vritet Albi Bashaliu. Krimi ndodhi në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Policia thotë se shkak ka qenë hakmarrja pasi i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau Ylber Xhahysën. Krimi ka autorë të dyshuar Laert Haxhiun, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), Enriko Xhahysa, Bledar Berberi.
20 prill 2022 - Në qytetin e Lushnjës rregjistrohet vrasja e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Metës. Ajo ka autorë të dyshuar: Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Dorian Shurdhi.
Por Laert Haxhiu nuk ka qenë vetëm ekzekutor, ai dyshohet se urdhëroi dhe dy vrasje në Athinë ne periudha të ndryshme, atë të Lulzim Qorrit në dhjetor të 2018 dhe Dikens Halilit në tetor të 2021.
Në CV e tij kriminale dhe të grupit të tij janë të rregjistruara dhe vendosje tritolit në 5 raste në Lushnjë dhe Durrës, vjedhje me dhunë në 2 raste dhe 3 plane atentatesh të pafinalizuara.
ARMIQËSIA ME ALDO BAREN
8 korrik 2010 - Një ish-anëtar i Bandës së Lushnnjës Gerti Lala, 28-vjeç, u ekzekutua në në hyrje të pallatit ku ai banonte. Lala u qëllua 7 herë me thikë në trup e më pas me tre plumba në kokë. Nëna e viktimës i identifikoi ata si vrasësit e të birit. Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen, por nga burgu doli 4 vjet pas krimit, në 2014.
8 muaj rezistoi i lirë, për tu arrestuar në 2015-ën për trafik droge. Ai kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me 7 muaj e 10 ditë burg, pasi ju gjetën 1.2 kg kokainë.
Gjatë arrestimit Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, duke u hedhur nga 3-4 metra lartësi, ku dhe theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha uniformave blu se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.
Laert Haxhiu pas daljes nga burgu nisi menjëherë serinë e atentatet.
Tashmë ai ka në shënjestër nipin e aldo Bares, Xhulio Shkurtin, jetëgjati që nuk bëhej jetëshkurtër, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve të tij.
Në shtator të vitit 2016, në një rrugicë të Lushnjës, Laert Haxhiu ndërsa po udhëtonte me një Smart, kishte qëlluar në drejtim të Xhulio Shkurtit dhe shokut të tij Saimir Xhelili, derisa i kishin mbaruar fishekët, duke i lënë të dy të plagosur. Për këtë ngjarje Laert Haxhiu u dënua në mungesë me 18 vjet burg.
Nën hundën e policisë, organizoi një atentat të dytë ndaj nipit të Aldo Bares.
Në 11 shtator të 2017 ndodh masakra e Lushnjes. Laerti, asokohe vetëm 25 vjeç, ekzekutoi Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, vrasjet i kreu bashkë me shokun e tij, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.
Në 1 tetor të 2019 biznesmenit Besmir Hida, daja i Zamir Latifit, mbetet viktimë e një atentati. Hida kishin ngritur shqetësimin në media dhe në polici për zbardhjen e vrasjes së nipit të tyre. Ai pinte kafe në lokal kur iu bë atentati nga dy persona që e qëlluan për vdekje.
Në 14 dhjetorit në vitin 2019, në orët e para të mëngjesit të u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi. Familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 52-vjeçari, Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.
Në 19 Tetor të vitit 2021 trupi i pajetë i Alban Semakut u gjet në afërsi të lumit Shkumbin. Viktima ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali i akuzuar si një nga ekzekutorët direktë të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn.
PIKA E DOBËT…

Ajo quhet Klea Gjata dhe ka kaluar të paktën 6 muaj në qeli pas dyshimeve që dinte shumë më tepër se ç’thoshte nga aktiviteti kriminal i Laert Haxhiajt, partnerit të saj. Gjata u arrestua shtatorin e kaluar pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja u vu nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
Klea u arrestua së bashkë me disa persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në krimet e rënda të drejtuara ose urdhëruara nga Haxhiaj. Klea Gjatës i sekuestroi prokuroria dhe një makinë luksoze GLK. Shumë dritëhije e kanë shoqëruar profilin dhe rolin e 28 vjeçares në lidhje me historinë e saj rozë me Laert Haxhinë. VERSUS







