AKTUALITET /

“Prokuroria s’ka prova”, shtyhet seanca ndaj portugezit që dyshohet se vrau biznesmenin në Shëngjin

Avokati i Saraivës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigursë "arrest me burg" me argumentin se prokuroria nuk ka provat e mjafteueshme që përfshijnë klientin e tij në krim.

Shkruar nga Versus
“Prokuroria s’ka prova”, shtyhet seanca ndaj portugezit
Momenti i vrasjes së Nikulajt, filmuar nga kamerat e sigurisë

Seanca gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është shtyrë për në datën 16 tetor.

Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, prokuroria nuk ka ecur me çështjen dhe provat e paraqitura me pretendimin se Saraiva ka qenë qitësi në prill të 2023-it, nuk janë të mjaftueshme për ta përfshirë atë në këtë çështje.

Ndërkohë, portugezi vijon të mbajë të njëjtin qëndrim para hetuesve lidhur me këtë çështje ndërsa shprehet i gatshëm për të agumentuar çdo dyshim të drejtësisë shqiptare.

“Sot ishim këtu për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe raportin 2 mujor që prokurori duhet t’ia paraqiste gjykatës. Prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Kërkova sot ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ky person ka kryer veprën penale për të cilën hetohet, sepse e jemi në fazë hetimesh jo akuze”, shprehet avokati.

Saraiva akuzohet si personi që hyri i maskuar në lokalin e Nikulajt dhe e ekzekutoi atë duke qëlluar disa herë me pistoletë. Ndërsa së fundmi është vendour ekstradimi i Edmond Xhaxhisë nga Anglia pasi dyshohet se ai ka bërë organizimin dhe financimin e planit, duke përdorur edhe 4 shtetas britanikë të tjerë, 3 prej të cilëve do të ekstradohen së bashku me të drejt Shqipërisë. Versus.al

Poll