AKTUALITET /

Protesta e 31-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë, aktivisti: Sot fituam përballë policisë

Një nga organizatorët kryesorë të protestës, Edison Lika, deklaroi se pjesëmarrësit e sotëm kanë treguar qëndrueshmëri gjatë përballjes me policinë, duke pretenduar se nuk kanë rënë pre e provokimeve.

Shkruar nga Versus

Protesta e 31-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 31-të, me mijëra qytetarë që janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Pas tubimit të zhvilluar më herët para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur në bulevard, ku kanë nisur fjalimet e organizatorëve.

Një nga organizatorët kryesorë të protestës, Edison Lika, deklaroi se pjesëmarrësit e sotëm kanë treguar qëndrueshmëri gjatë përballjes me policinë, duke pretenduar se nuk kanë rënë pre e provokimeve.

“Protestuesit sot fituan me policinë, sepse nuk iu përgjigjën provokimeve të tyre”, u shpreh Lika.

Sipas tij, zhvillimet e sotme kanë rritur më tej mbështetjen dhe entuziazmin e protestuesve, të cilët, siç tha ai, do të vijojnë aksionin e tyre deri në dorëheqjen e qeverisë.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit ndodhen në gatishmëri për monitorimin e situatës.Versus.al

Poll