
Valdrin Pjetri është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).
Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar këtë të martë.
Valdrin Pjetri ka punuar në administratën publike ku ka patur disa funksione drejtuese. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.
Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

