
Fermerët e fshtarave të zonës së Maliqit që dolën sot në protestë janë shoqëruar nga Policia për në komisariat.
Sipas burimeve mësohet se rreth 70 fermerë kanë marrë gjobë që arrin në 100 mijë lekë të reja.
Shkak sipas policisë në arsyetimin vënies së gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa lejë e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Kjo protestë ka ardhur si pasojë e çmimeve të ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates. Sipas fermerëve mosshitja e prodhimeve ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim më të lirë se ai i tregut vendas.
Fermerët u mblodhën në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre të rënda me qëllim që të bllokonin rrugën.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, por edhe mes vetë organizatorëve e të pranishmëve./ Versus.al







