AKTUALITET /

Prurjet e ujit i shembin banesën, i zoti i shtëpisë apel për ndihmë

Shkruar nga Versus

Prurjet e ujit i shembin banesën, i zoti i shtëpisë apel për

Prurjet e ujit shembën një banesë në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasoj e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin tonë që prej ditës së hënë. Mes lotësh ai tregoi se ishte i sëmurë dhe bënte kimioterapi në Tiranë. Banesa ishte gjithçka që kishin, tashmë ai dhe familjarët e tij kanë mbetur në qiell të hapur mes reshjeve të shiut dhe të ftohtit.

“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në rrugë, toka bujqësore dhe banesa në të gjithë zonat e prekura nga përmbytjet.

Situata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:

Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.

Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.

Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.

Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.

Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.

Poll