AKTUALITET /

Punëtorin e zuri poshtë masivi i gurit dhe humbi jetën, pranga administatorit të firmës në Berat

Shkruar nga Versus

Punëtorin e zuri poshtë masivi i gurit dhe humbi jetën, pranga

Berat- Policia ka arrestuar administratin e një firme ndërtimi për tragjedinë e ndodhur në 17 dhjetor të 2024-ës ku një punëtor ndërroi jetë gjatë rrikonstruksionit të një objekti në zonën e kalasë.

Në pranga ka rënë Ç.H, 56 vjeç nën akuzën e veprës penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “punësimi i paligjshëm” dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Punëtori G.S humbi jetën pasi një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, e zuri poshtë. Rezultoi se administrator i firmës së ndërtimit, nuk e kishte siguruar punëtorin si dhe nuk ishin krijuar kushtet e domosdoshme të mbrojtjes në punë. Versus.al

 

Poll