AKTUALITET /

Qarkullonte i armatosur dhe me radio të ngjashme me atë të Policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Versus

Qarkullonte i armatosur dhe me radio të ngjashme me atë të

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë gjatë një operacioni policor të koduar "Siguria", i zhvilluar për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Sipas Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person lëvizte i armatosur në qytet, shërbimet ndërhynë në lagjen "Lef Sallata", ku vunë në pranga shtetasin E.M., banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Audi" me të cilin ai qarkullonte, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë, të ndarë në dy krehra dhe një mbajtëse plastike, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Në ngarkim të 32-vjeçarit janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Siguria", për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe me një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Siguria".

Si rezultat i operacionit, në lagjen "Lef Sallata", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës"./Versus.al

Tags:

vlore arme

Poll