POLITIKË /

Rama uron SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë: 4 Korriku një festë e veçantë edhe për shqiptarët

Shkruar nga Versus
Rama uron SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë: 4
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uroi popullin amerikan për 4 Korrikun, duke e cilësuar këtë datë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave dhe përpjekjeve historike për të zbehur energjinë e këtij vendi, SHBA mbetet simbol i lirisë dhe demokracisë.

“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll