AKTUALITET /

Aksident zinxhir në autostradën Prizren–Morinë, përfshihen gjashtë automjete: Shtatë të lënduar mes tyre dhe një fëmijë!

Sipas informacioneve paraprake, mes të lënduarve ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Shkruar nga Versus
Aksident zinxhir në autostradën Prizren–Morinë,
Foto ilustruese

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Prizren–Morinë, ku janë përplasur gjashtë automjete, duke lënë të paktën shtatë persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, mes të lënduarve ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Të gjithë janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri tani nuk raportohet për viktima.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t'u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.

Përplasja ka shkaktuar bllokimin e njërës korsi të autostradës në drejtimin Prizren–Morinë, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve në terren.

Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të veprimeve hetimore./Versus.al

Tags:

aksident

Poll