AKTUALITET /

"Rama po prish provat", protestë në mbështetje të SPAK, Lapaj e Shabani: Të mos presionohen prokurorët e gjykatësit

Shkruar nga Versus

"Rama po prish provat", protestë në mbështetje të

Pas kritikave të bëra gjatë ditëve të fundit nga kryeministri Edi Rama drejtuar SPAK-ut dhe grumbullimit të mbështetësve të Veliajt gjatë seancës së djeshme, sot është zhvilluar një protestë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.

Të pranishëm kanë qenë drejtuesit e disa prej partive të reja politike të cilët kanë bërë thirrje për pavarësi të institucioneve të drejtësisë dhe ndalimin e presionit ndaj tyre.

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndikojë procesin ndaj Veliajt duke prishur provat. Më tej ai shtoi se së fundmi kreu i qeverisë ka shkelur çdo rregull duke u vendosur në krye të bashkisë Tiranë.

“Tani është e qartë, ka dy zgjedhje, ata që duan të shkojnë në burg vetëm qytetarët, baballarët që riparojnë çatinë,  Edi Rama është kryeministër në detyrë që po prish provat, po intimidon dëshmitarët. Ka uzurpuar një pushtet vendor se ka shkuar në bashkinë e Tiranës. Ky është momenti të mbështesim SPAK-un”- tha Shabani.

Po ashtu edhe kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj pati një mesazh në mbështetje të SPAK. Ai tha se kurrsesi nuk duhet që prokurorët e posaçëm të sulmohen dhe se duhet të ketë një process sa më të rregullt ligjor.

“Çështja është që këtu ka një aleancë të ndyrë të egër kundër ligjit. Prandaj jemi këtu t’u japim kurajo njerëzve të ligjit dhe për t’u thënë se shoqëria nuk i lë kurrë vetëm. Askush nuk duhet të ketë frikë nga ligji, procesi ligjor nxjerr të vërtetën. Duhet të ndërtojmë institucione, nuk ka përse të sulmohen”- u shpreh Lapaj.

Ndërsa qytetarët e mbledhur para SPAK dhanë duartrokitje për punën e bërë deri më tani nga prokuroria e Posaçme. Versus.al

Poll