
Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë orët e vona të së hënës, (19 gusht) ku një mësues amerikan i kolegjit privat 'Albanian College' Mathew James Wertz, mbyti gruan e tij indoneziane me litar, vrau dy qentë e tij dhe me pas vari edhe veten.
Gjatë hetimit për rrethanat e ngjarjes policia gjeti një copë letër ku shkruhej: "Më falni, nuk ia dola dot", që është shkruar nga autori.
Bashkëshortja e tij Indah Lilis Sartika Saragih ishte e njohur në mesin e diasporës indoneziane si mjaft e pashoqërueshme dhe sipas burimeve të afërta të viktimës atë lejohej ta vizitoje vetëm kur i shoqi nuk ndodhej në shtëpi.
“Lejohej të vizitoje shtëpinë e saj vetëm kur burri i saj nuk ishte i pranishëm”, tha burimi.
Sipas burimit të siguruar nga media Tempo, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, tha se Saragih ka pasur edhe prani minimale në rrjetet sociale.
Tirana është shtëpia e rreth 50 shtetasve indoneziane.
“Disa punojnë si masazhatore në llixha. Të tjerët janë kamerierë në restorante”, shtoi burimi.
Mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta dhe Saragih rrallë merrte pjesë.
Tirana është nën mbikëqyrjen e ambasadës indoneziane në Bullgari, e cila ka konfirmuar vrasjen e Saragihit.
"Është e vërtetë dhe ne po koordinohemi me diasporën indoneziane në Tiranë si dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë," tha për median e huaj Tempo, një diplomat në ambasadën indoneziane në Bullgari./ Versus.al







